AKTUALITET, 20 Dhjetor 2024, 11:38

Konjufca: Shqipëria e Kosova janë me njëra-tjetrën pa asnjë kusht. Përfaqësojmë një komb e synojmë të njëjtën familje! Serbia synon destabilizimin

Konjufca: Shqipëria e Kosova janë me njëra-tjetrën pa

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca e hapi seancën e përbashkët të dy parlamenteve me mesazhin që Shqipëria dhe Kosova kanë dëshmuar unitet përballë sfidave politike dhe gjeopolitike.

“Ky përbashkim i yni sot përbën më shumë sesa simboliken. Kjo seancë duhet parë si dëshmi që Kosova dhe Shqipëria janë me njëra tjetrën pa asnjë kusht. Ne nuk mund të përfaqësojmë tjetër gjë përvc interesit të kombit që për ne është i përbashkët.

Kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Ky është bashkëpunim konkret në fushën e ligjvënies.

Përveçse përfaqësojmë një komb, ne synojmë të njëjtën familje. Shqipëria ka ecur në procesin e integrimit dhe ne duhet të mësojmë, pavarësisht masave të padrejta që na ka vendosur BE”.

“Rajoni dhe Kosova i kemi ndier ndikimet e tërthorta e drejtpërdrejta të agresionit rus në Ukrainë. Po mbyllim këtë vit nga agresione nga Serbia që po synojnë destabilizimit.

Sulmi në Ibër Lepenc nuk konsiderohet ndrydhe veçse sulm terrorist si ata që nuk na pranojnë si një rend ligjor dhe shtet sovran.

Sulmi vjen një vit pas atij në Banjskë, organizator i tij ishte Radoiçiç i mbështetur nga Vuçiç dhe ende nuk është ndëshkuar.

Bashkimi ynë sot përbën më shumë se simbolikën e bashkëpunimit institucional, duhet të shihet si dëshmi që Kosova dhe Shqipëria janë me njëra-tjetrën në çdo rrethanë”, u shpreh Konjufca në fjalën e tij.