AKTUALITET, 2 Tetor 2022, 11:35

Si ndodhi grabitja në Klos, policia jep detajet: Janë shoqëruar 6 persona, vijon kontrolli për kapjen e personave të përfshirë në ngjarje

Si ndodhi grabitja në Klos, policia jep detajet: Janë shoqëruar 6

Policia ka dhënë detaje në lidhje me grabitjen e ndodhur pas mesnatës së djeshme në fshatin Dom të Klosit.

Deri më tani janë shoqëruar 6 persona ndërsa vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

“Rreth orës 03.30, datë 02.10.2022,  në fshatin Dom, Klos,  persona ende të paidentifikuar dyshohet  nën kërcënimin e armës, janë futur në banesën e shtetases Sh.Ll,  e cila ndodhej në banesë së bashku me djalin e saj   dhe me forcë   ju kanë marrë një shumë të konsiderueshme vlerash monetare.

Shërbimet e Policisë kanë  shoqëruar 6 persona në Komisariat, dhe vijon kontrolli i zonës  për kapjen e personave të  përfshirë në këtë ngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.