AKTUALITET, 2 Tetor 2022, 08:40

Grabitje me armë në Klos, maskat marrin më shumë se 8 mijë euro dhe sende me vlerë

Grabitje me armë në Klos, maskat marrin më shumë se 8

Një grabitje me armë ka ndodhur pas mesnatës së djeshme në fshatin Dom të Klosit, ku persona të maskuar kanë hyrë në një banesë.

Dyshohet se 5 persona të armatosur dhe me maska janë futur në banesë dhe kanë marrë një shumë prej 8 mijë eurosh dhe thuajse 1 milion lekë shqiptare.

Nën kërcënimin e armës ata kanë marrë edhe shumë sende me vlerë.

Policia ka nisur një hetim për të mësuar rrethanat e ngjarjes dhe për bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.