TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 24-vjeçar i identifikuar si A.Papkolaj ka rënë në prangat e policisë, pasi tentoi që të kalonte kufirin ne Morinë me lëndë piroteknike dhe mallra të padeklaruara.
I ri me banim në Kamëz ka tentuar të kalojë në doganën e Morinës 76 pako me fishekzjarre dhe veshje të ndryshme të cilat u sekuestruan nga Policia në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Sekuestrohen 76 pako me fishekzjarrë dhe veshje të ndryshme.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. P.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 76 pako me fishekzjarrë dhe veshje të ndryshme, të padeklaruara.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Kukës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, shtetasin A. P., 24 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.