TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu uroi ditën e sotme besimtarët myslimanë “Gëzuar Kurban Bajramin”, teksa theksoi se kjo festë është simbol i sakrificës dhe i sinqeritetit.
Spahiu në një prononcim për mediat u shpreh se në këtë ditë të shënuar është momenti që t’u shtrijmë dorën e ndihmës atyre që kanë më shumë nevojë.
Ai u pyet edhe për ngjarjen e rëndë të pak ditëve më parë në kampin e Manzës, ku muxhahedinët e strehuar në vendin tonë rebeluan ndaj forcave të policisë së Shtetit, e cila zbarkoi atje pas urdhrit të Prokurorisë së Posaçme lidhur me hetimet e zhvilluara sa i përket aktivitetit të dyshuar kriminal që ushtrohej në ato ambiente.
“Unë ju uroj të gjithë besimtarëve muslimanë Gëzuar festën e Kurban Bajramit. Për ngjarje të tilla, shteti shqiptari njeh shumë mirë gjërat dhe i di ato mësë miri që janë më të drejta për sigurinë e vendit, për sigurinë kombëtare, për sigurinë e çdo populli dhe të çdo familjeje. Kjo është mbi të gjitha.
Ata janë miq që janë në Shqipëri të vendosur dhe miku si mik qëndron”, u shpreh Spahiu.