TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tenderi me vlerë 1 milion euro për dezinfektimin kundër mushkonjave është në fokus të hetimit nga SPAK. Në lidhje me këtë tender pak ditë më parë u mor në pyetje dhe shefja e Departamentit te epidemiologjise në institutin e shëndetit publik, Silva Bino. Tenderi për dezinfektimin kundër mushkonjave në vijën bregdetare të Shqipërisë u zhvillua në vitin 2019.
Ndërkohë, mësohet se SPAK ka marrë në pyetje edhe 4 zyrtarë e ish-zyrtarë te tjerë të ISHP, mes tyre shefen sektorit te dezinfektimeve. Hetimi për këtë tender ka nisur pas kallëzimit të një prej kompanive ofertuese të asaj kohe e skualifikuar nga gara. Ka dyshime janë se anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave për këtë procedurë prokurimi kanë favorizuar kompaninë fituese duke e kualifikuar pa plotësuar kriteret e vendosura.
Zbatimi i kësaj kontrate 2 vjeçare ka përfunduar dhe tashmë nuk është lidhur asnjë kontratë e re për dezinfektimin e mushkonjave prej vitit 2021, pasi ISHP ka kërkuar që tenderin ta zhvillojë agjencia e blerjeve të përqendruara pranë Ministrisë së Brendshme, e cila nga ana saj ka kërkuar të rishikohen specifikimet teknike.