TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me ngjarjen që shokoi dje Beratin. Jo vetëm kafka e një femre, por dhe pjesë të trupit të saj janë gjetur në qesen e hedhur pranë varrezave të Burdulliasit në këtë qytet. Ky fakt është konfirmuar nga Tomorr Nure, punonjësi i këtyre varrezave, i cili ishte dhe ai që gjeti dhe e hapi qesen, që ishte mbuluar me gjethe për të mos u zbuluar shpejt.
Kafka u gjet mesditën e djeshme pranë varrezave të Burdulliasit dhe ndodhej brenda një qeseje plastike. Nure ka deklaruar se në qese ndodheshin edhe disa pjesë brinjësh dhe gjymtyrë dhe se në eshtrat e këmbëve ishin veshur çorape.
Sipas tij, rreth orës 11:00-11:15 minuta kur ai duke pastruar ka gjetur një qese plastike të mbuluar me gjethe. Pasi e ka hapur, Nure deklaron se ka parë kafkën dhe pjesë eshtrash trupore dhe është tmerruar. Ai konfirmon se menjëherë ka njoftuar përgjegjësin dhe policinë, që erdhën dhe i morën eshtrat. Nure, duke shpjeguar edhe mënyrën e zhvarrosjes së eshtrave, konfirmon se eshtrat nuk i përkasin varrezave të Burdulliasit dhe se nuk janë zhvarrosur nga asnjë varr i këtyre varrezave.
Kafka dhe eshtrat trupore, janë transportuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, kur nëpërmjet metodave shkencore që do të kryhen dhe ADN-së do të përcaktohet identiteti i saj. Policia është duke punuar nëpërmjet kamerave të sigurisë të shtëpive e bizneseve përreth varrezave dhe në dalje të rrugës nacionale, për të zbuluar identitetin e shtetasit që e ka hedhur këtë qese me kafkën brenda pranë varrezave. Po kështu edhe brenda varrezave duket se ka kamera të instaluara, por nuk konfirmohet nëse ato punojnë.