AKTUALITET, 10 Qershor 2023, 12:47

“Rama nuk ikën kurrë nga pushteti me vota”- Berisha: Kryeministri rrëzohet vetëm me protesta

“Rama nuk ikën kurrë nga pushteti me vota”- Berisha:

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Rama nuk rrëzohet me vota, por vetëm me protesta.

Në një bashkëbisedim virtual me qytetarët, Beriaha thekoi se “me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, me votë nuk ikën kurrë nga pushteti.”

“Nuk i merret sepse ai ka në dorë dhe disponon mekanizma gjigante me të cilat kontrollon pamëshirshëm votën e qytetarëve. Imagjinoni për një moment këto zgjedhje, një industri gjigante e blerjes së votës”, tha ai.

Sali Berisha: “Dilema jonë është se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Por nga ana tjetër, cila është zgjidhja?

Shumicë demokratësh dhe jodemokratësh, mendojnë se PD ka nevojë për një proces hapje të madhe dhe riorganizimi dhe unë jam plotësisht dakord me ta dhe i garantoj se personalisht do bëj çdo gjë në këtë proces.

Dhe është punuar, ka jo pak njerëz që nuk e kuptojnë se PD-në e shpëtoi hapja, e shpëtuan primaret, e shpëtoi institucioni i kandidatëve të lirisë, përndryshe ajo do ishte arkivuar në memorien e njerëzve.

Ky institucion i ri i krijuar tërhoqi në kushtet më të jashtëzakonshme votat e 500 mijë shqiptarëve.

Nga ana tjetër, e vërteta është se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje dhe nëse nuk përballemi, ky, pasi e ka shpallur Kodin Zgjedhor një kinezëri, me votë nuk ikën kurrë nga pushteti.

Si ish-kryeministër ju garantoj se në rast se një kryeministër vendos të mos dorëzojë pushtetin, me votë atij pushteti nuk i merret.

Nuk i merret sepse ai ka në dorë dhe disponon mekanizma gjigante me të cilat kontrollon pamëshirshëm votën e qytetarëve.

Imagjinoni për një moment këto zgjedhje, një industri gjigante e blerjes së votës.

Vetëm me vendime qeveritare u shpërndanë gjatë fushatës, bonuse dhuratë për 683 mijë pensionistë dhe 180 mijë punonjësve iu rritën rrogat.

Nuk ndalem këtu në qindra milionë euro të shpërndara nën dorë. Vetëm partia e Doshit u rrit me 310 përqind, kur Doshi u garantoi se nuk ka shpërndarë as një të dhjetën e parave që ka shpërndarë Edi Rama.

U ndala për të tërhequr arsyetimin dhe vëmendjen tuaj se një kryeministër që nuk do të dorëzojë pushtetin, rrëzohet me protesta dhe vetëm me protesta. Dhe unë i qëndroj këtij parimi.