AKTUALITET, 10 Qershor 2023, 15:35

Festë me muzikë të lartë, telashe për dy menaxherë lokalesh në Tiranë, procedohen

Festë me muzikë të lartë, telashe për dy menaxherë

Dy menaxherë të një lokali në Tiranë e kanë pësuar, duke hyrë në telashe me policinë, pasi prishën qetësinë publike, duke shqetësuar banorët duke vënë muzikë të lartë.

Gjatë kontrolleve, në një lokal në rrugën “Muatafa Matohiti”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët dhe kanë shoqëruar në komisariat dy menaxherët e lokalit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Kontrolle intensive për parandalimin e ndotjes akustike. Prishën qetësinë publike, duke shqetësuar banorët pasi kishin vënë muzikë të lartë në një lokal, procedohen penalisht dy menaxherët e lokalit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të kontrolleve për zbatimin e ligjit, si dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë mbledhjes me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve, nga muzika e lartë në lokale.

Gjatë kontrolleve, në një lokal në rrugën “Muatafa Matohiti”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët dhe kanë shoqëruar në komisariat dy menaxherët e lokalit. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori ku u proceduan në gjëndje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetesisë publike”, shtetasit 21 vjeç, dhe  22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të ndotjes akustike, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës.