AKTUALITET, 25 Janar 2024, 13:41

“Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”, reagon Taulant Balla: 42 të arrestuar përgjatë 48 orëve

“Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”, reagon Taulant

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionet kombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”, ku thotë se policia vijon me goditjen sistematike të fenomeneve kriminale në territor.

Gjatë 48 orëve të fundit, janë 42 shtetas të arrestuar/të proceduar në të gjithë vendin, thotë Balla në postimin e tij në Facebook.

“Policia e Shtetit vijon përmes operacioneve kombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit” goditjen sistematike të fenomeneve kriminale në territor. Gjatë 48 orëve të fundit, janë 42 shtetas të arrestuar/të proceduar në Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, Korçë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Berat, Dibër, Fier dhe Kukës”, shkruan Balla.