AKTUALITET, 6 Korrik 2024, 08:31

Temperaturat do të shkojnë deri në 38 gradë Celsius! Parashikimi i motit për këtë fundjavë

Temperaturat do të shkojnë deri në 38 gradë Celsius!

Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit gradual të masave ajrore të nxehta, për shkak të aktivitetit të Anticiklonit Afrikan mbi një pjesë të europës qendrore dhe kryesisht atë lindore – juglindore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti si për ditën e Shtunë ashtu dhe për ditën e Diel parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim veriperëndim – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-4 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës në mesditë dhe pasdite ajo fiton shpejtësi deri në 6 m/s.

Sa i përket temperaturave, vlerat maksimale do të arrijnë deri në 38 gradë Celsius në pjesën qendrore të vendit, kryesisht në Berat, Elbasan dhe Fier.

Temperaturat do të shkojnë deri në 38 gradë Celsius!

Temperaturat do të shkojnë deri në 38 gradë Celsius!