AKTUALITET, 28 Korrik 2023, 17:40

Temperatura arrin deri në 54 gradë në Berat, shpeshtohen problemet e zemrës, flasin mjekët

Temperatura arrin deri në 54 gradë në Berat, shpeshtohen

Berati po kalon ditët më të nxehta të përjetuara më parë teksa në disa zona të këtij qyteti temperaturat arritën nga 42 gradë deri në 45 gradë.

Për të përballur motin ekstrem edhe në Berat, janë në terren mjekë dhe specialist të Shërbimit të Kujdesit Parësor ku ofrojnë kontrolle të shëndetit dhe këshillime për oraret e daljes.

“Problematika serioze nuk kemi hasur por kemi pasur në fakt, janë një pjesë e njerëzve  me hipertension të lartë që nuk e dinë se e kanë dhe me rrahje të shpeshta të zemrës, ne i kemi këshilluar që ata mos të dalin në oraret e pikut por të qëndrojnë nëpër shtëpia në ambiente të freskëta të dehidratohen”,-tha Çlirim Lapardhaja, specialist i kujdesit parësor.

Përveç qytetarëve të Beratit të shumtë kanë qenë edhe turistët e huaj, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore tek bluzat e bardha

“Është një shërbim i mirë që qyteti i beratit i bënë turistëve dhe komunitetit sepse  në këto momente me të nxehtin e lartë është ë rëndësishme të kontrollosh temperaturën dhe oksigjenin në gjak, komplimente për këtë shërbim që e ofroni falas të gjithë personave që janë këtu në këtë shesh”,-tha turisti italian.

Kuçova, ishte një ndër ato vende të Shqipërisë, ku temperaturat arritën deri në 50 gradë Celsius.