AKTUALITET, 28 Korrik 2023, 16:00

Punimet artizanale, turistët e huaj ‘shtrëngojnë’ dorën, blejnë vetëm emigrantët

Punimet artizanale, turistët e huaj ‘shtrëngojnë’

Punimet artizanale cilësohen një pasuri e çmuar që tregojnë vlerat, kulturën dhe identitetin e një vendit. Interesi për punimet me dorë ka rënë ndjeshëm sipas artizaneve të cilët ofrojnë objekte të larmishme të prodhuara në dy kohë, mbi 100 vjeçare dhe riprodhime. Turistët mjaftohen në simbolikë, emigrantët  shfaqin interes më të madh për të marr me vete një thërrime copëz nga tradita përmes qilimave, kostumeve apo objekteve të ndryshme.

Artizania Shyrete Kujxhiu thotë se disa vjet u duk sikur kjo traditë u sfumua, sot brezat e rinj po mundohen të ruajnë traditën, përmes formave të saj të ndryshme ku ndërthuren motivet e së shkuarës me të tashmen, por me shumë rëndësi për të është ruajtja e simbolikës dhe teknikës së punimit, qoftë në veshje dhe punime të filigramit, raporton abcneës.

Punimet artizanale zakonisht shfaqin edhe karakteristikat e zonave të ndryshme gjeografike në të cilat ato krijohen. Vlera artistike dhe  historike  është  e shprehur në forma shumë të ndryshme si, veshje, objekte zbukuruese, qilima  piktura, gdhendja në dru, apo qëndisje.