AKTUALITET, 28 Korrik 2023, 16:55

Rama ngre dolli me ujë: Gëzuar! Të na rrojë Tepelena turistike që vetëm zhvillohet

Rama ngre dolli me ujë: Gëzuar! Të na rrojë Tepelena

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Tepelenë ku për dy ditë do të zhvillojë mbledhjen e qeverisë, ndërsa nuk nguron që ta përdor këtë vizitë për t’i bërë reklamë qytetit.

Mirëpo, krahas angazhimeve politike, ai ka gjetur kohë dhe për të vizituar qytetin. Ndër të tjera, Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video, në të cilën shihet teksa shijon ujin e ftohtë të Tepelenës.

Ai ka bërë gëzuar, teksa ka theksuar që ky qytet është zhvilluar shumë në sektorin e turizmit. “Uji i ftohtë i Tepelenës. Gëzuar! Të na rrojë Tepelena turistike që vetëm zhvillohet dhe është bërë një magnet që vetëm thith të tjerë që vijnë për ta shijuar”, thotë ndër të tjera Rama.