TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Buxheti ka arkëtuar 425 miliardë lekë deri në fund të muajit gusht. Shuma e vjelë rezulton të rreth 10 mld lekë më e madhe se planfikimi, dhe 13% më e lartë se vitin e kaluar.
Sipas treguesve që ka nxjerrë Ministria e Financave, ecurinë më të mirë këtë vit e kanë pasur tatimet, të cilat arkëtuan 35.3 miliardë lekë dhe efektin kryesor e ka dhënë tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale dhe TVSH-ja.
Taksat mbi pagën u zgjeruan këtë vit për shkak të rritjes së pagës minimale e maksimale, në administratën shtetërore. Në shifra, të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, ishin 13.7 miliardë lekë ose 18% më shumë se 8 mujori 2022.
Por, buxheti është treguar më i kursyer me shpenzimet që arritën 377 miliardë lekë, edhe pse planifikohej një shumë më e madhe në këtë kah, me vlerë 407 mld lekë..
Si rrjedhojë e rritjes së të ardhurave me ritme më të larta sesa shpenzimet, buxheti ka kursyer për periudhën janar-gusht.
Niveli i sufiçitit për periudhën 8-mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 48 miliardë lekë nga rreth 8 miliardë lekë sufiçit i planifikuar.