AKTUALITET, 28 Shtator 2023, 18:24

Punimet në Rrugën e Arbrit/ ARRSH njofton: Do të ndalohet qarkullimi i mjeteve në këto data

Punimet në Rrugën e Arbrit/ ARRSH njofton: Do të ndalohet

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nesër dhe pasnesër, nga ora 09:00-14:00 do të ndalohet qarkullimi i mjeteve që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë dhe anasjelltas në segmentin rrugor nga “Fundjavë Ndryshe” deri në “Shkallën e Tujanit”.

“Në kuadër të vazhdimit të punës me shtrimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor nga “Fundjavë Ndryshe” deri në “Shkallën e Tujanit”, lajmërojmë të gjithë qytetarët që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë dhe anasjelltas, se:

Në datën 29.09.2023 dhe në 30.09.2023 nga ora 09:00-14:00 do të ndalohet qarkullimi i mjeteve. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve për të marrë masat e nevojshme për të evituar qarkullimin në këtë segment të Rrugës së Arbrit, përgjatë këtyre intervaleve kohor”, -njofton ARRSH.