AKTUALITET, 28 Shtator 2023, 16:31

Zjarri në Pishporo djeg mbi 30 ha pyje/ Kërkohet ndërhyrje nga ajri, në mbështetje 40 forca të ushtrisë

Zjarri në Pishporo djeg mbi 30 ha pyje/ Kërkohet ndërhyrje nga

Zjarrfikësit në Fier kërkojnë ndërhyrje nga ajri për të shuar zjarrin që ka përfshirë pyllin e Pishporos prej të mërkurës. Flakët vijojnë të përhapen në të gjithë pyllin duke shkrumbuar sipërfaqe të konsiderueshme me pisha.

Në terren janë angazhuar 5 mjete të shërbimit zjarrfikës si dhe efektivë të forcave të armatosura por pavarësisht përpjekjeve të tyre flakët nuk janë izoluar. Shefi i shërbimit zjarrfikës thotë se vetëm ndërhyrja nga ajri do të bënte të mundur shuarjen e vatrave që janë aktive.

Deri më tani llogaritet se zjarri ka shkrumbuar të paktën 30 hektarë me pisha ndërsa në rrezik vijon të mbetet edhe pjesa tjetër e pyllit.