AKTUALITET, 28 Shtator 2023, 17:06

Rama jep lajmin, nga 1 tetori hyn në fuqi marrëveshja për sigurimet shoqërore me Zvicrën

Rama jep lajmin, nga 1 tetori hyn në fuqi marrëveshja për

Lajm i mirë për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Zvicër. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar marrëveshjen për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Siç bën me dije kreu i qeverisë në rrjete sociale, kjo marrëveshje hyn në fuqi me datë 1 Tetor.

Rama thekson gjithashtu se së shpejti pritet dhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë. Një ditë më parë, Rama, gjatë konferencës me ministrin e Jashtëm italian Antonio Tajani, theksoi se ka marrë premtimin se marrëveshja mes dy vendeve për pensionet do të finalizohet.

Postimi i kryeministrit Rama:

LAJM I MIRË

Në datën   tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë   dhe Zvicrës

Kjo marrëveshje do t’u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre

*Së shpejti edhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë