TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tedi Blushi u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e protestës që do të mbahet në orën 11:00 para Bashkisë Tiranë në lidhje me dosjen 5D.
Në një postim në rrjetet sociale, Blushi shprehet se bashkia është shtëpia e qytetarëve të Tiranës dhe nuk mund të jetë strofulla e racës së hajdutëve dhe e krimit të organizuar.
Postimi i plotë:
Të dashur miq, shihemi sërish sot në protestë, në ora 11:00, përpara Bashkisë së Tiranës, monumentit më të madh të korrupsionit në Europë.
Bashkia është shtëpia e qytetarëve të Tiranës dhe nuk mund të jetë strofulla e racës së hajdutëve dhe e krimit të organizuar.
Pronari faktik i inceneratorit fantazmë të Tiranës dhe kreu i bandës 5D duhet nxjerrë me pranga nga zyra!
Eja edhe Ti, të shembim monumentin e korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë!