TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 35-vjeçare shqiptare e cila jeton në Greqi, ka rënë pre e mashtrimit nga një person ende i paidentifikuar, i cili ka arritur t’i marrë asaj disa mijëra euro. Sipas mediave greke, ai e ka telefonuar dhe i është prezantuar si kontabilist, por përmes mashtrimit ka arritur që t’i marrë 9 mijë euro nga llogaria bankare.
Sipas dëshmisë së gruas, personi në fjalë i është prezantuar si kontabilist. Ai e ka bindur shqiptaren se i takonte kompensim por për pagesën duhej të ndiqte një procedurë me të cilën do të merrej ai.
Pa dyshuar se kishte të bënte më një mashtrues, 35-vjeçarja ndoqi udhëzimet e tij dhe pa dashur i dha akses në llogarinë bankare. Më vonë, shqiptarja zbuloi se tre transferta të shumave prej 2998, 2990 dhe 2980 euro i kishte bërë në të njëjtin numër llogarie në një bankë tjetër.