AKTUALITET, 30 Shtator 2023, 14:13

Dyshohet se siguronin lëndë drusore dhe e përpunonin në mënyrë të paligjshme, procedohen 2 pronarët e subjekteve, nuk deklaronin të ardhurat

Dyshohet se siguronin lëndë drusore dhe e përpunonin në

Dy pronarë të dy subjekteve të ndryshme janë proceduar nga Policia e Elbasanit pasi siguronin dhe përpunonin lëndë drusore në kundërshtim me ligjin.

Dy shtetasit, 43 vjeçari me inicialet A.SH., dhe 73-vjeçari me inicialet A.S. mësohet se ushtronin veprimtarinë e tyre në lagjen ‘5 Maji’ në fshatin Labinot dhe nuk deklaronin në organet kompetente, të ardhurat që gjeneronin nga 2 subjektet e tyre ekonomike

Gjithashtu, dy të proceduarit, sipas efektivëve, i siguronin drutë që përdornin në mënyrë të kundraligjshme.

Njoftimi i Policisë:

Nga kontrollet në terren, Policia konstaton 2 subjekte ekonomike të përpunimit të lëndëve drusore që ushtronin veprimtarinë në kundërshtim me ligjin.

Procedohen penalisht 2 pronarët e këtyre subjekteve.

Si rezultat i kontrolleve në subjekte të ndryshme ekonomike, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan kanë konstatuar në lagjen “5 Maj” dhe në fshatin Labinot fushë, 2 subjekte të përpunimit të lëndës drusore që ushtronin veprimtarinë në kundërshtim me ligjin.

Gjatë kontrollit, janë gjetur edhe sasi drush pa dokumentacionin përkatës.

Për këto raste u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarët e këtyre 2 subjekteve, shtetasit A. Sh., 43 vjeç dhe A. S., 73 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Nga verifikimet ka rezultuar se këta shtetas nuk deklaronin në organet kompetente, të ardhurat që gjeneronin nga 2 subjektet e tyre ekonomike, dhe se drutë që përdornin i siguronin në mënyrë të kundërligjshme.