TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka drejtuar thirrjen për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit për të shmangur kështu kaosin që krijohet në rrugë.
Në thirrjen e Policisë i kërkohet secilit drejtues që “të respektohen vijat e bardha, stacionet e autobusëve dhe zonat pranë kryqëzimeve!”
Sipas Policisë, “parkimet e gabuara pengojnë rrjedhën e trafikut dhe krijojnë kaos.”
Thirrja e Policisë Rrugore:
Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve:
Respektoni vijat e bardha, stacionet e autobusëve dhe zonat pranë kryqëzimeve!
Parkimet e gabuara pengojnë rrjedhën e trafikut dhe krijojnë kaos në rrugë.
Bëhuni shembull i mirë për të gjithë!