TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Beteja për shuarjen e flakëve në masivin pyjor të Pishporos në qarkun e Fierit ka hyrë në ditën e pestë dhe situata sa vjen e përkeqësohet.
Vatrat e zjarrit janë aktivizuar dhe era favorizon përhapjen e tyre, ndërkohë që efektivët e forcave të armatosura janë tërhequr në pamundësi operimi.
Prefekti i qarkut Fier, Lefter Shehaj ka pohuar për mediat se deri tani është djegur një sipërfaqe prej 500 ha pyll me pisha në zonën e mbrojtur ndërkohë që forcat operacionale janë afruar pranë zonës së banuar për të vënë nën kontroll arat e mbjella dhe banesat.
Ndërkohë, në terren për të monitoruar situatën ka zbritur dhe kreu i emergjencave civile Haki Çako, ndërsa po vlerësohet edhe mundësia e ndërhyrjes nga ajri.