TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy persona kanë gjetur vdekjen dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri në një shtëpi të kujdesit në Holandë.
Sipas mediave të huaja, oficerët u njoftuan për një incident të premten në një shtëpi dhe fermë në fshat në Molensingel, në periferi të Alblasserdam.
Policia e Roterdamit tha në Tëitter se “i dyshuari është arrestuar dhe arma e zjarrit është sekuestruar”.
“Dëshmitarët janë marrë nën përkujdesje, është ofruar ndihma për ta dhe hetimi është duke u zhvilluar”.
Sipas mediave holandeze, shtëpia e kujdesit strehon të rinj dhe të rritur “që po përpiqen të rikthejnë jetën e tyre në rrugën e duhur”, ndërsa personat me aftësi të kufizuara punojnë gjithashtu në fermë.
Sidoqoftë, nuk janë dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me ngjarjen.