AKTUALITET, 20 Mars 2022, 21:59

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dy persona konfliktohen dhe goditen me sende të forta, përfundojnë në spital

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë. Sipas policisë, një 60-vjeçar dhe një 43-vjeçar janë goditur me sende të forta me njëri-tjetrin dhe më pas njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri.

Policia sqaron se si pasojë e goditjeve me sende të forta, janë dëmtuar dy palët e konfliktit dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe dy gëzhoja.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.03.2022, në Kombinat, janë konfliktuar shtetasi A. Sh., 60 dhe E. G., 43 vjeç.

Gjatë konfliktit, këta dy shtetas, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin, dhe dyshohet se shtetasi A. Sh., ka qëlluar me armë zjarri.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

Si pasojë e goditjeve me sende të forta, janë dëmtuar dy palët e konfliktit dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe dy gëzhoja.

Grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.