TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

SPAK ka kërkuar 11 masa arrest me burg dhe katër të tjera arrest shtëpie, për 15 të arrestuarit e kompanisë së “Blue Energy Call”.
Këta persona dyshohet se nëpërmjet mashtrimit kanë përvetësuar rreth 5 milionë euro mijëra qytetarëve gjermane.
Ndërkohë katër masat arrest shtëpie janë kërkuar për vajzat që janë vënë në pranga për akuzën e mashtrimit në kuadër të grupit kriminal. Ndërsa për 2 nga 11 masat arrest me burg janë kërkuar me afat 60 ditë.
Burime bëjnë me dije se njëra nga masat me afat 60 ditor është kërkuar për IT e call centerit, Xhuljano Xhafa. Sipas informacioneve ky shtetas ka bashkëpunuar me drejtësinë.
Sipas informacioneve mësohet se mbrëmjen e djeshme gjatë marrjes në pyetje IT-ja përballë agjentit të BKH-së, ka treguar të gjithë skemën dhe mënyrën se si zhvateshin shtetasit gjermanë.
Kujtojmë se hetimet e SPAK nisën tetorin e kaluar, pas ardhjes së një letër porosie nga Gjermania se qytetarët e këtij vendit mashtroheshin për të investuar shuma te konsiderueshme parash. Seanca për caktimin e masës së sigurisë vazhdon ku kanë mbetur edhe 3 avokate që janë duke bërë mbrojtjen.
Ndërkohë që pas mbarimit te avokatëve gjykata do tërhiqet për te marrë vendim nëse do e pranoje apo jo kërkesën e SPAK për 15 të akuzuarit për mashtrim.