TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Baza ajrore e ish-epokës sovjetike pritet të shndërrohet në bazë taktike-operative për NATO-n. Puna për ta kthyer Bazën Ajrore të Kuçovës në një qendër operacionale moderne dhe për t’i mundësuar asaj të akomodojë një sërë avionësh luftarakë të epokës moderne, filloi në muajin janar.
NATO dhe Shqipëria kanë premtuar se do të investojnë rreth 50 milionë euro për rinovimin e pistës, rrugëve lidhëse dhe magazinimit të karburanteve dhe municioneve. Baza pritet të jetë funksionale deri në fund të vitit 2023.
83-vjeçari Viktor Vangjeli i cili shërbeu për 27 vjet në Kuçovë duke fluturuar me MiG-19 përpara se të dilte në pension në vitin 1990, e njeh këtë bazë ajrore nga brenda. Baza ndodhet 85 kilometra nga kryeqyteti, shumë afër qytetit të vogël të Kuçovës, i quajtur dikur Qyteti ‘Stalin’, një emër i vendosur nga regjimi komunist.
“Intensiteti i fluturimeve gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë ishte shumë i lartë ”, shpjegon ish-piloti.
“Në veçanti u kryen operacione për të shmangur shkeljet e hapësirës ajrore. Ardhja e avionëve të rinj, më modernë është një lajm i mirë për pilotët e rinj shqiptarë”, shprehet Vangjeli për Euronews.
Sipas tij, shndërrimi i Kuçovës në një qendër moderne të NATO-s do të ketë një ndikim të rëndësishëm social dhe ekonomik për rajonin.
Pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri në vitin 1990, forcat ajrore kishin ende më shumë se 200 avionë luftarakë sovjetikë të shpërndarë në tre baza ajrore. Ndërsa që nga viti 2005, avionët e vjetër rusë dhe kinezë kanë pushuar së fluturuari.