AKTUALITET, 20 Mars 2022, 15:19

Aksidenti në Memaliaj, rëndohet bilanci, të plagosur dy shoferët dhe katër pasagjerë. Detajet nga policia

Aksidenti në Memaliaj, rëndohet bilanci, të plagosur dy
Foto nga aksidenti

Policia e Tepelenës ka dhënë informacion zyrtar për aksidentin e ndodhur sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Memaliaj – Krahës, në afërsi të fshatit Krahës, teksa janë gjashtë persona të plagosur

Sipas policisë, janë përplasur automjeti tip “Renault” me drejtues L. F., 50 vjeç, banues në Mallakastër, me automjetin tip “Benz” me drejtues  A. M., 36 vjeç banues në Përmet.

Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve si dhe katër pasagjerët, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit .

NJOFTIMI I POLICISË

Një aksident ka ndodhur pasditen e së dielës në Tepelenë. Njoftohet se ngjarja ka ndodhur rreth  orës 14:30, në aksin rrugor Memaliaj – Krahës, në afërsi të fshatit Krahës. Një automjeti tip “Renault” me drejtues L. F., 50 vjeç, banues në Mallakastër është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues A. M., 36 vjeç banues në Përmet

Për pasojë janë lënduar drejtuesit e automjeteve si dhe 4 pasagjerët, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Po punohet për zbardhjen e ngjarjes.