AKTUALITET, 20 Mars 2022, 15:06

Përplasen dy makina, tre persona përfundojnë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore

Përplasen dy makina, tre persona përfundojnë në spital
Foto nga aksidenti

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e kësaj të diele në aksin Krahës-Mallakastër.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Krahës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur tre persona, prej të cilëve dy janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ka qenë automjeti tip "Mercedez-Benz" me targa B123OO, i cili është përplasur me një tjetër autoveturë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat policore dhe ndihma e shpejtë, të cilat kanë transportuar për në Spitalin e Gjirokastrës tre të plagosurit gjendja e të cilëve është e rëndë.

Po hetohen shkaqet që sollën aksidentin tragjik.

Përplasen dy makina, tre persona përfundojnë në spital