TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta, paraqet rekurs në Gjykatën e Lartë. Ai kundërshton vendimin e Apelit të Posaçëm që e la në masën e sigurisë “arrest me burg”.
Meta kërkon zbutjen e masës, duke argumentuar se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore për ta mbajtur në paraburgim. SPAK, deri më tani, i ka kundërshtuar pretendimet e tij.
Kreu i Partisë së Lirisë është i pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, bashkë me ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi dhe tre të pandehur të tjerë.