AKTUALITET, 24 Gusht 2024, 19:27

Plagosje me thikë në Tiranë! I rii humb jetën në spital

Plagosje me thikë në Tiranë! I rii humb jetën në spital

Humb jetën në spital 34-vjeçari Amaraldo Hoxhallari. I riu mbeti i plagosur me thikë pasditen e kësaj të shtune në Tiranë, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe humbi jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:45 në zonën e Unazës së Re. Autor i dyshuar i vrasjes së Hoxhallarit është 25-vjeçari Darmian Keli, i cili u arrestua nga policia.

Në njoftimin e saj për mediat, policia e Tiranës tha se shkak për ngjarjen u bë një sherr për motive të dobëta, por pa dhënë detaje të tjera.