AKTUALITET, 24 Gusht 2024, 21:19

Plagosje në Yzberisht, qëllohet me kaçavidë 40-vjeçari

Plagosje në Yzberisht, qëllohet me kaçavidë

Një tjetër konflikt është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku është plagosur me kaçavidë një person në zonën e Yzberishtit.

Sipas informacioneve të para, i plagosuri është identifikuar si 40-vjeçari, K. K.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Besim Alla’, ndërsa ende nuk dihet autori.

Ndërkohë, forcat e policisë janë nisur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e incidentit dhe për të sqaruar shkakun e plagosjes.

Kujtojmë se një tjetër konflikt mes të rinjve ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku mbeti i vrarë 34-vjeçari Amarildo Hoxhallari, pasi dyshohet se u godit me thikë nga 25-vjeçari D. K.

34-vjeçari mësohet se u godit 4 herë me mjet prerës, 2 në gjoks ku njëra nga plagët ka qenë pranë zemrës, ndërsa dy goditje të tjera i ka pasur në kembë.

Shkak për sherrin mes A. H., dhe D. K., thuhet se bë e dashura e këtij të fundit, pasi 25-vjeçari ka pretenduar se viktima i kishte ngacmuar partneren.