TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi jashtë dyerve të Kuvendit se kreu i qeverisë Edi Rama nuk lejoi debatin në Kuvend për shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zv/kryeministrit për shkak se nuk donte të lejonte publikimin e dokumenteve për Inceneratorët.
“Edi Rama është firmëtari i famshëm që ka dhënë tenderin e Sharrës tetë pikë. Ja pse nuk lejoi diskutimin se këto do t'jua thonim me dokumente shqiptarëve. Arben Ahmetaj është strumbullar i kësaj çështje, por bajloz të zinj janë Edi Rama, Ëngjëll Agaçi dhe Erion Veliaj. Ka firmosur duke falsifikuar dokumentin e firmosur dhe duke e paraqitur atë si dokument të të gjitha bashkive të qarkut të Tiranës”, tha Berisha.
Ai u shpreh se pas Kuvendit do të niset drejt Mirditës për të festuar 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë.
“Këta nuk njohin askënd para vjedhjes. Ndaj dhe sot nuk lejojnë parlamentin të diskutojnë. Sot po nisem për në Mirditë. Do të festoj 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve me SHBA. Unë do ta festoj me shqiptarë të vërtetë dhe jo me nëpunës të paguar që vijnë aty për të ruajtur vendin e punës. Të festosh për marrëdhëniet me SHBA me Edi Ramën dhe Taulant Ballën është njësoj sit ë shkosh me Saimir Tahirin në Shtëpinë e Bardhë”, deklaroi ai.