AKTUALITET, 10 Maj 2023, 12:46

Përplasja e urbanëve dhe autoveturës la 6 të plagosur, policia pastron me shpejtësi "skenën e krimit" (VIDEO)

Përplasja e urbanëve dhe autoveturës la 6 të plagosur,
Vendi ku ndodhi aksidenti i sotëm

Një aksident i rëndë u shënua sërish sot, pas disa rasteve të mëparshme, kur një autobus u përplas me një makinë të vogël dhe më pas në aksident u përfshi një tjetër autobus urban, në rrugën e Saukut. Përplasja e fortë la gjashtë persona të plagosur, pesë gra dhe një burrë që përfunduan në spital. Por kjo nuk e ka penguar policinë që të pastrojë zonën edhe pse ajo duhet të ishte analizuar si "skenë krimi".

Aksidenti i sotëm pason disa të tjerë, më i rëndi në afërsi të Shallvareve, ku urbani përplasi 9 makina dhe plagosi disa persona.

Opozita ka akuzuar bashkinë e Tiranës për pazare klienteliste me privatët, duke cenuar sigurinë e udhëtarëve. Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Belind Këlliçi ka premtuar transport urban falas për të gjithë udhëtarët e bashkisë.