TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Katër qytetarë të tjerë shqiptarë, që kishin mbetur të bllokuar në Izrael, janë evakuuar me sukses. Ministri i Jashtëm Igli Hasani bën me dije se evakuimi i dy prej tyre është bërë i mundur përmes Jordanisë dhe dy të tjerëve nga Egjipti.
“4 qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli – dy përmes Jordanisë dhe dy përmes Egjiptit – të cilët gjendeshin atje për arsye profesionale dhe familjare. Falenderojmë autoritetet izraelite, jordaneze, egjiptiane dhe ambasadën austriake në Tel Avivi për koordinimin e ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro.
Vijojmë të ndjekim me përparësi çdo rast të qytetarëve shqiptarë të prekur, të cilët kërkojnë asistencë nga institucionet tona.””, njofton ministri.
Disa ditë më parë, u bë i mundur edhe evakuimi i 5 shqiptarëve të tjerë të cilët ndodheshin në Izrael pëer arsye turistike dhe profesionale.
Ministri Hasani ka deklaruar më herët se Shqipëria mbështet të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur, ndërsa ka apeluar që Irani do të duhet t'i përmbahet detyrimeve të saj dhe të ndalojë aktivitetet e tij bërthamore dhe me raketa balistike.
