TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Shkodër ku ka mbetur i lënduar një persona.
Policia njofton se konflikti mes dy shtetasve ku është përdorur amrë zjarri është regjistruar pak pas mesnate në rrugën “Perlat Rexhepi”.
Një shtetas 49-vjeçar pas sherri fizik, ka plagosur me armë zjarr 26-vjeçari J.Çekaj. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa 26-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
P.Fusha, biznesmen në Shkodër, është shpallur në kërkim nga policia për plagosjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Shkodrës.
P.Fusha rezulton me precedentë penalë edhe në të kaluarën, pasi është arrestuar në vitin 2013 gjatë një operacioni antidrogë.
"Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.
Rreth orës 00:05, në lagjen “Perlat Rexhepi”, shtetasi P. F., 49 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Ç., 26 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit." - njofton policia.