AKTUALITET, 8 Prill 2023, 09:21

Takimi me gratë dhe vajzat, Meta: Vota e tyre do të jetë për mbrojtjen dhe mirëqenien e familjes

Takimi me gratë dhe vajzat, Meta: Vota e tyre do të jetë për

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se gratë, vajzat dhe nënat e reja janë fuqia e ndryshimit në Shqipëri, të cilat sipas tij, më 14 maj vota e tyre do të shkojë për mirëqenien e familjes dhe të ardhmen e sigurt të fëmijëve në vend.

Ai u shpreh se plani i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, mbështet në veçanti gratë dhe familjet e reja.

Postimi i plotë:

Gratë, vajzat dhe nënat e reja janë fuqia e Ndryshimit. Vota e tyre më 14 Maj do të jetë votë për mbrojtjen dhe mirëqenien e familjes dhe për të ardhmen e sigurtë të fëmijëve në Shqipëri.

Kënaqësi të merrja pjesë dje në takimin me gratë dhe nënat e mrekullueshme të  njësisë nr.2 në Tiranë.

Bashkë me ne, kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës Belind Këlliçi, i cili prezantoi Planin për Tiranën, plan që mbështet në veçanti gratë dhe familjet e reja.

I inkurajuar nga energjia dhe  vendosmëria e kandidateve tona, këshilltareve të ardhshme në Këshillin Bashkiak të Tiranës, të cilat do të jenë zëri i grave dhe nënave të kryeqytetit.