AKTUALITET, 7 Korrik 2022, 12:07

Tabaku thirrje për pranimin e amandamenteve të PD-së në rezolutën e Srebrenicës: Socialistët të reflektojnë, të dënohet genocidi

Tabaku thirrje për pranimin e amandamenteve të PD-së në

Deputetja e Partisë Demokratike i bëri apel kolegëve socialist që të reflektojnë dhe të pranojnë amandamentet e PD-së në lidhje me rezolutën për dënimin e genocidit në Srebrenicë.

Përmes një interviste të dhënë nga jashtë Kuvendit tabaku tha se pa dënimin e genocidit serb në Srebenicë; pa njohjen e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe masakrave që ushtria serbe ka kryer, por njëkohësisht dhe vrasjen e 8000 civilëve, rezoluta do të jetë e paplotë, ndaj apeloi që amendamentet të merren parasysh.

“Ditën e hënë në konferencën e kryetarëve kam prezantuar një sëra mandamentesh me rezolutën që po diskutohet sot. Amandamentet lidheshin me dy elementë kryesorë dhe unë kam këtu një përmbledhje të amendamenteve.

E para ishte që Partia Socialiste duhet patjetër të dënojë genocidin, të njohë viktimat, të njohë që aty ka ndodhur një genocid dhe të njohë shkeljen e të drejtave të njeriut.

Unë gjykoj që rezoluta e sotme është e mangët dhe nuk e arrin qëllimin, megjithatë ne do ta miratojmë atë.

Nga ana tjetër kemi paraqitur dhe një rezolutë për Kosovën që lidhet më dënimin e krimeve serbe. Për asnjë nuk ka vlerë

I bëj thirrje grupit socialist të reflektojë deri në fund të seancës dhe të pranojë amendamentet e Partisë Demokratike, për ta dënuar genocidin ta njohur atë si genocide mbi parimet dhe standardet e Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Evropës”, tha tabaku.