AKTUALITET, 31 Dhjetor 2024, 17:21

Spitalet në gatishmëri për festat/ Ministrja Koçiu nga “Trauma”: Mbi 2 mijë punonjës të shëndetësisë do të jenë në shërbim

Spitalet në gatishmëri për festat/ Ministrja Koçiu nga

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ndodhet te Spitali i Traumës.

Koçiu tha se spitalet janë në gatishmëri për festat e fundvitit.

Ndër të tjera, ministrja deklaroi mbi 2 mijë punonjës të shëndetësisë do të jenë në shërbim.

“Nga Spitali Universitar i Traumës, aty ku përkushtimi dhe kujdesi nuk ndalen as në ditët festive. Mbi 2 mijë mjekë, infermierë dhe personel shëndetësorjanë në dispozicion në të gjithë vendin për të garantuar kujdesin ndaj çdo emergjence”, theksoi ajo.