AKTUALITET, 31 Dhjetor 2024, 14:35

Tentoi të mbytej në lumin Drin/ Policia parandalon tragjedinë, shpëton 83-vjeçarin në Shkodër

Tentoi të mbytej në lumin Drin/ Policia parandalon tragjedinë,

Një 83-vjeçar tentoi vetëmbytjen në lumin Drin, por është shpëtuar nga ndërhyrja e policisë.

Ngjarja ka ndodhur në Shkodër, ku një shtetas i identifikuar si shtetasi me inicialet L.P., u hodh nga ura e Bahçallëkut në ujërat e lumit Drin.

NJOFTIMI I POLICISE

U hodh në lumin Drin për tu vetëmbytur, reagimi dhe ndërhyrja në kohë e Patrullës së Përgjithshme bëri të mundur nxjerrjen me shenja jete të 83 vjeçarit nga ujërat e lumit Drin.
Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër gjatë patrullimit në territor, kur ka parë se një shtetas është hedhur nga ura e Bahçallëkut në ujërat e lumit Drin, menjëherë kanë marrë një varkë dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e 83 vjeçarit me shenja jetë nga ujërat e lumit Drin.
Shtetasi L. P, 83 vjeç, është transportuar me autoambulancë në spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.