AKTUALITET, 31 Dhjetor 2024, 14:14

Aksident i 3-fishtë në aksin Lushnje-Fier, krijohet radhë në autostradë

Aksident i 3-fishtë në aksin Lushnje-Fier, krijohet radhë në

Një aksident i trefishtë u regjistrua mesditën e kësaj të marte në aksin rrugor Lushnje-Fier. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur ‘Pushimi i shoferit’, ku 3 automjete u përplasën njëri pas tjetrit.

Nga ky aksident ka vetëm dëme materiale, ndërsa radha e automjeteve në autostradë është kilometrike.

Policia Rrugore po punon për zhbllokimin e trafikut dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.