TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Përmetit ka zbuluar se dëmtimet në varrezat e fshatit Kutal janë kryer nga një i mitur.
Si pasojë, policia po kryen veprimet procedurale, si dhe referoi materialet në Prokurori, për veprën penale “Dhunimi i varreve”.
Disa banorë, mëngjesin e së hënës konstatuan dëmtimin e varreve dhe fotove të njerëzve të tyre më të dashur që prehen në varrezat e këtij fshati. Ky fenomen ripërsëritet në këtë fshat pas 2 vitesh ku edhe atëherë autorët e aktit vandal nuk u zbuluan.