AKTUALITET, 31 Dhjetor 2024, 12:21

Në pritje të ringritjes: Ura që ndau Kolonjën

Në pritje të ringritjes: Ura që ndau Kolonjën

Ura e Orgockës mbi lumin Osum në Kolonjë, është rrënuar prej 6 vitesh dhe ka izoluar mbi 5 fshatra të Njësisë Administrative Çlirim, në Bashkinë Ersekë. Jeta e banorëve është paralizuar dhe shpopullimi është nxitur ndjeshëm pas izolimit nga shkatërrimi i urës monument kulture. 

Banorët e fshatit Orgockë në Ersekë, zgjohen çdo ditë me sytë nga qielli, pasi ura që i lidh me fshatrat e tjerë është shembur. Në ditët me shi, prurjet e Osumit e bëjnë lumin të pakalueshëm, ndërsa në mot të thatë, ai kalohet vetëm me makina të larta.

Ajo ka dalë tërësisht nga funksioni pas shembjes në vitin 2018, duke paralizuar jetën e banorëve. Ura është Monument Kulture i Kategorisë së Parë në Shqipëri, por megjithatë statusi i mbrojtjes nuk e shpëtoi atë nga rrënimi.

Producent dhe narrator: Geri Emiri
Video-produksioni: Arlind Veshti

E ndodhur në rrugën që lidh Korçën me Përmetin, nëpërmjet Dangëllisë dhe me Skraparin përmes Çepanit, dëmtimi i urës ka sjellë gjithashtu izolimin e banorëve, duke sjellë pasoja të thella ekonomike, sociale dhe shëndetësore. Për më shumë ndiqni video-reportazhin e publikuar më lart./Amfora