TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i PD, Sali Berisha, publikoi një video-mesazh në rrjetin social X, si reagim pas deklaratave të Edi Ramës për Erion Veliajn.
“Përshëndetje të dashur miq.
Edi Rama i bëri dje Erion Veliajt dhuratën më të pazakontë për vitin e ri 2025.
Ai de facto, me deklaratën e tij se Erion Veliajn po e linçojnë në vendin ku ai është kryeministër, i firmosi lejen e azilit politik pothuajse në cilindo vend që ai ta kërkojë, pasi linçimi është një akt i dënueshëm dhe që meriton mbrojtje kudo që kërkohet.
Pardje, Edi Rama deklaroi se Erion Veliaj po hetohet si gjithë të tjerët dhe çdo njeri mund të hetohet dhe çdo i hetueshëm nuk është i fajshëm.
Dje ndërroi 180 gradë, thuhet se Rama mori një ultimatum nga Erion Veliaj, në të cilat i thotë se ato që bëre ndaj meje, do i kesh të gjitha në kurriz dhe jo vetëm, por së bashku me Lindën dhe familjen.
Ky kërcënim detyroi Ramën të bëjë një kthesë prej 180 gradësh dhe të firmosë lejen e azilit politik për njeriun me të cilin ka vjedhur së bashku qindra e qindra milionë,” shprehet Berisha.
Dhurata e pazakontë e Edi Ramës për Lali vjdhësin! sb pic.twitter.com/wAA0ugVsAt
— Sali Berisha (@saliberisha_) December 31, 2024