TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot znj. Vasilika Hysi, Përfaqësuese e Përhershme e Shqipërisë në Misionin pranë OKB-së në Gjenevë, dhe znj. Besiana Kadare, Ambasadore e Shqipërisë në UNESCO.
Gjatë këtyre takimeve Kryetarja Spiropali diskutoi me ambasadoret mbi bashkëpunimin për përmirësimin e raportimeve të Shqipërisë në OKB, në organizatat ndërkombëtare me seli në Gjenevë.
Po ashtu Spiropali foli dhe mbi bashkëpunimin me UNESCO-n për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fuqizimin e rolit të Shqipërisë në këtë agjenci të OKB-së.