TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, në afërsi të fshatit Çiflig, ku janë përplasur dy mjete.
Si pasojë janë dëmtuar tre pasagjere të një prej mjeteve, të cilat janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:35, në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, në afërsi të fshatit Çiflig, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin R. A. është përplasur me automjetin tip “Honda” me drejtues shtetasin G. K.
Si pasojë janë dëmtuar tre pasagjere të automjetit tip “Hyundai”, të cilat janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.