AKTUALITET, 28 Gusht 2024, 16:08

Përkeqësohet situata me zjarrin në Kallmet të Lezhës. Flakët po i afrohen qendrës së fshatit, nis ndërhyrja nga ajri

Përkeqësohet situata me zjarrin në Kallmet të Lezhës.

Është përkeqësuar situata me zjarrin në Kallmet në Lezhës.

Si pasojë e erës së fortë, flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe po i afrohen qendrës së fshatit, ndërsa ka nisur ndërhyrja nga ajri.

Zjarrfikësit kanë shkuar pranë banesave për t’i mbrojtur ato, ndërsa në ndihmë kanë ardhur edhe banorët.