TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka pritur sot në ambientet e Kuvendit Ambasadorin e Kosovës, Skënder Durmishi.
Në këtë takim u diskutua për Kosovën si një prioritet kombëtar për Shqipërinë, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm mes Kuvendit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës.
U theksua roli i Shqipërisë si një zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave të Kosovës në arenën ndërkombëtare, si dhe rëndësia e kontributit të përbashkët të të dy kuvendeve në proceset integruese euroatlantike.