AKTUALITET, 6 Shtator 2024, 15:55

Operacion “blic” në Nikël, arrestohet Marklen Haka

Operacion “blic” në Nikël, arrestohet Marklen Haka

Ka rënë në pranga Marklen Haka, 33-vjeçari i cili shpëtoi nga një atentat që iu bë në Nikël dy vjet më parë.

Marklen Haka është emër i njohur për drejtësinë me disa precedent penal. Në janar të vitit 2020 Marklen Haka u arrestua nga forcat RENEA gjatë një operacioni te shtrirë në disa qytete të vendit. Ai ra në pranga si i dyshuar për  3 vepra penale; “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Moskallëzim krimi”, por liria e tij do të kufizohej vetëm pak ditë. Prokuroria nuk mundi ti faktonte këto akuza dhe ai u la i lirë nga gjykata.

Marklen Haka ka qenë i arrestuar më herët për një vrasje të ndodhur në qershor të viti 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por ishte liruar për mungesë provash. Ai rezulton i dyshuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale por nuk është përballur me drejtësinë