AKTUALITET, 6 Shtator 2024, 15:19

Qendra Kombëtare e Monitorimit të trafikut drejt përfundimit/ Rama: Do të monitorohen 24/7 akset kryesore të vendit

Qendra Kombëtare e Monitorimit të trafikut drejt përfundimit/

Qendra Kombëtare e Monitorimit të trafikut është drejt përfundimit. Kryeministri Edi Rama bëri me dije se të gjithë akset kryesore të vendit do të monitorohen me kamera.

“Drejt përfundimit punimet për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut, përmes së cilës do të monitorohen 24 orë në 7 ditë të javës akset rrugore kryesore të vendit, përmes 150 kamerave që do të instalohen. Do të nisim fillimisht me monitorimin e 200 kilometrave të parë, ku përfshihen akset rrugore Tiranë-Elbasan dhe i gjithë aksi nga Tirana në Vlorë.

Në këtë Qendër Monitorimi do të operojnë, për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, skuadra e Autoritetit Rrugor Shqiptar, për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, skuadra e Urgjencës Kombëtare, për Ministrinë e Mbrojtjes, skuadra e Emergjencave Civile dhe për Ministrinë e Brendshme, skuadra e Policisë Rrugore, të cilat në koordinim të plotë do të përpunojnë në kohë reale të dhënat të cilat do të vijnë përmes kamerave”, shkruan kryeministri.